Joomla Templates and Joomla Extensions by joomla2you.Com

Alternative flash content

Requirements

Informacion

Plazhi i zonës bregdetare të Golemit përfshin rreth 8.5 km vijë bregdetare dhe është tashmë i mbipopulluar nga hotelet, blloqet e pallateve të sapondërtuara, restorantet dhe baret. Ai mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët ditorë të kryeqytetit, te Shqiptareve nga qytetet e Kosoves dhe Maqedonise, si dhe qyteteve të tjera si Elbasani, Durrës, Kavaja, Kruja, Rrogozhina etj.

Ofertat

Golemi përmbush të gjitha kushtet që një turist do të donte të kishte. Kushte komode, si hotele dhe apartamente moderne, ushqim i shumëllojshëm dhe ditë të organizuara me veprimtari të ndryshme kulturore dhe sportive. Kështu, në qoftë se një pushuesi a turisti do t’i duhet të bëjë një vizitë në hotele dhe restorante anës plazhit, në Golem, do të mësojë se aty mund të pushosh edhe me të ardhura të pakta.

Deklarata

Kreu i komunës Agron Agalliu deklaroi se këtë verë komuna garanton pastërti. “Jemi shumë më mirë në krahasim me vitet e tjera per sa i përket masave. Duhet të kemi parasysh që dy sfidat kryesore, siç është toleranca zero ndaj mbetjeve urbane dhe mbetjeve teknologjike që ka në këtë zonë. Do të kemi akoma dhe më shumë masa për sa i përket infrastrukturës.”

Të Thëna

Bregdeti Adriatik në Golem, një pejsazh i mrekullueshëm që pasqyrohet në orët e para të mëngjesit dhe, akoma më e bukur në orët e mbrëmjes kur dielli perëndon në horizont dhe rrezet e tij të arta duken sikur të thonë: “lamtumirë, se ne po çelim një jetë të re”.

Temperaturat

Hotel Korabi ndodhet 200m larg nga rruga nacionale Tirane-Kavaje dhe shume prane detit ne mes te nje zone te gjelberuar, rrethuar me pisha. Kjo e ben kete hotelin me te vecante nga te tjeret dhe te pershtatshem per pushime te kendshme. Gjate veres hoteli ofron çmime dhe menu speciale.